Sa herë vendosni të vizitoni një nga strukturat tona, automatikisht ju keni bërë edhe një zgjedhje pro ambientit dhe komunitetit pritës. Në FAFA Hotels & Resorts jemi krenarë që vazhdojmë të përdorim burime energjie të pastra apo që ofrojmë shërbime të qëndrueshme, në harmoni me natyrën dhe komunitetin lokal.
Ndërkohë që investojmë vazhdimisht në novacion dhe zgjidhje energjitike të pastra, hotelet tona janë jo vetëm në harmoni, por edhe kanë krijuar raport të ngushtë me komunitetin. 30% e energjisë që ne përdorim vjen nga burime të rigjenerueshme. Në të gjitha strukturat tona janë të instaluara panele diellore, ndërsa konsumi i ujit riciklohet plotësisht, duke u përdorur në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
Marrëdhënia jonë me komunitetin vendas ka baza të shëndetshme dhe bazohet në një raport të drejtë. Hotelet tona, përtej faktit që nxisin turizmin, ato edhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë lokale. Ne kemi kontrata ekskluzive me dhjetra fermerë dhe peshkatarë të zonës, duke përfituar nga produktet e tyre të freskëta.