FAFA Hotels
Hero background

Kodi etikës

Përkushtimi ynë ndaj mikpritjes me integritet

Fafa Hotels & Resorts ka ndërtuar reputacionin e vet mbi besimin, përkushtimin dhe respektin ndaj klientëve, partnerëve dhe komunitetit. Kodi ynë Etik pasqyron vlerat dhe standardet që udhëheqin sjelljen tonë të përditshme dhe vendimmarrjen në çdo nivel të kompanisë.

Ky dokument është një udhëzues për të gjithë punonjësit tanë, bashkëpunëtorët dhe palët e interesuara që ndërveprojnë me ne, me qëllim ruajtjen e një kulture të ndershmërisë, respektit dhe përgjegjshmërisë.

Vlerat që na udhëheqin

1

Kënaqësia e klientit

Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë përvoja unike dhe të paharrueshme për çdo mysafir.

2

Ndryshimi dhe përmirësimi

Besojmë se ndryshimi është thelbësor për të ecur përpara. Çdo ndryshim e mirëpresim me vizion dhe kreativitet.

3

Rritja dhe krijimi i vlerës

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është garancia për të ardhmen tonë si kompani dhe për investimet në cilësi.

4

Menaxhimi efikas

Synojmë të ofrojmë shërbim të shkëlqyer duke përdorur më pak burime, dhe duke i përdorur ato në mënyrë të përgjegjshme.

5

Ekipi ynë është forca jonë

Puna jonë kolektive bazohet në integritet, thjeshtësi, disiplinë dhe efikasitet.

6

Forcimi i markës

Emri FAFA është simbol i cilësisë, mikpritjes së ngrohtë dhe përkujdesjes së veçantë ndaj klientëve tanë.

Parimet e sjelljes etike

Integritet dhe mirëbesim

Në çdo marrëdhënie profesionale, ne veprojmë me ndershmëri dhe transparencë.

Ndershmëri

Duke shmangur çdo konflikt interesi apo përfitim të padrejtë në të gjitha veprimtaritë tona.

Respekt dhe barazi

Duke promovuar një ambient pune të hapur, gjithëpërfshirës dhe pa diskriminim për të gjithë punonjësit dhe klientët.

Ruajtja e konfidencialitetit

Duke mbrojtur të dhënat dhe informacionet sensitive të klientëve dhe partnerëve tanë.

Etika në veprime: Si marrim vendime

Përpara çdo vendimi, ne i bëjmë vetes këto pyetje:

  • 1

    A është kjo në përputhje me rregullat dhe vlerat tona?

  • 2

    A e dëmton kjo imazhin e kompanisë apo të dikujt tjetër?

  • 3

    A do të ndihesha rehat nëse kjo bëhet publike?

Nëse përgjigja është jo, zgjedhim një rrugë tjetër. Etika është udhërrëfyesi ynë.

Si veprojmë profesionalisht

Qendër e vëmendjes: Klienti

Çdo vendim që marrim synon përmirësimin e përvojës së klientit.

Menaxhim efikas

Përdorim burimet me kujdes dhe përgjegjësi.

Fryma e bashkëpunimit

Rrisim suksesin përmes punës në ekip dhe respektit të ndërsjelltë.

Mbrojtja e reputacionit

Ruajmë dhe forcojmë imazhin e markës Fafa në çdo veprim.

Zhvillimi i vazhdueshëm

Investojmë në rritjen profesionale të stafit dhe promovojmë zhvillimin e qëndrueshëm.

Mbrojtja e mjedisit

Jemi të angazhuar për një turizëm miqësor me natyrën.

Zbatimi dhe raportimi

Kodi Etik është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët tanë. Çdo sjellje që bie ndesh me këto parime mund të raportohet në mënyrë konfidenciale dhe të sigurt.

Ne inkurajojmë sinjalizimin me mirëbesim dhe garantojmë mbrojtje ndaj çdo forme ndëshkimi.