FAFA Hotels
Hero background

Konferenca

FAFA Hotels & Resorts – Përtej një eventi klasik

Në Fafa Hotels & Resorts, ofrojmë më shumë sesa thjesht hapësira për takime – ne krijojmë një mjedis profesional dhe komod për konferenca, seminare, trajnime, evente koorporative, staff retreat dhe netë gala.

Takimet, seminaret dhe konferencat tuaja, në duar profesionistësh!

Ne e dimë se ju keni mbërritur deri këtu në jetën tuaj profesionale falë dedikimit dhe kujdesit që keni treguar në çdo detaj të karrierës suaj. E dimë edhe se sa rëndësi ka për ju që partnerët apo stafi juaj të ndjehen të vlerësuar dhe të bashkëpunojnë me ju në komoditet të plotë. Tani e kemi radhën ne të nderojmë impenjimin tuaj.

Keni ndërmend të organizoni një ceremoni të veçantë? Apo ju duhet vendi ideal për të zhvilluar konferencën që do t'i japi shtysën e duhur biznesit apo projektit tuaj? Ka ardhur momenti t'i dhuroni stafit tuaj një fundjavë motivuese?

Sallë konference në FAFA Hotels & Resorts

Shkëputuni nga rutina dhe krijoni përvoja që frymëzojnë

Ndjeni se ekipi juaj ka nevojë për një frymëmarrje nga përditshmëria?

Dëshironi një event që të mos ndihet si një tjetër ditë e zakonshme në zyrë? Në Fafa Hotels & Resorts, nuk ofrojmë thjesht një sallë për konferenca – ne krijojmë një përvojë të plotë, e cila i jep ekipit tuaj energjinë e nevojshme për të performuar më mirë dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të forta.

Përvojë konference të veçantë

Një arratisje nga stresi

Imagjinoni të zgjoheni në një dhomë komode me pamje nga deti

Ekip i motivuar

Forconi frymën e ekipit me aktivitete argëtuese

Nga mëngjesi te darkat

Shije të freskëta mesdhetare me shërbim të përkushtuar

Puna dhe relaksi

Spa, sauna, masazhe rigjallëruese për qetësi të plotë

Shërbimet tona për konferenca

Në FAFA Hotels & Resorts ju vendosin në dispozicion 9 salla konferencash, të cilat janë të pajisura me teknologjinë më të fundit dhe mund të mirëpresin deri në 1,000 persona. Dhoma të posaçme, artikuj kancelarie, katering, shërbime planifikimi dhe çdo gjë ju nevojitet për takime, konferenca apo aktivitete në grup.

Gjithçka nën kujdesin e stafit profesional FAFA, me korrektësi dhe dedikim absolut: Suksesi juaj është sukses për ne!

Albumi i fotove

Konferenca dhe aktivitete me stafin - 44614920_1939344722845888_299619319455678464_n
Konferenca dhe aktivitete me stafin - 3J4A8943
Konferenca dhe aktivitete me stafin - Conference Room
Konferenca dhe aktivitete me stafin - 3J4A8980
Konferenca dhe aktivitete me stafin - 3J4A8996
Konferenca dhe aktivitete me stafin - 3J4A9005

Sallat e konferencave

Grand Blue FAFA Resort & Spa

Grand Blue FAFA Resort & Spa

Grand Hall

Kapacitet deri në 650 persona

Apollonia: Theatre (140), Banquet (70)
Buna: Theatre (120), Banquet (60)
Amantia: Theatre (200), Banquet (100)
Dyrrahu: Theatre (120), Banquet (60)
Teuta: Theatre (170), Banquet (80)
Dardania: Theatre (350), Banquet (200)
Vjosa: Theatre (120), Banquet (60)

FAFA Aqua Palace Resort

Plazh Golem

Iliria

Theatre (800), Banquet (500)

Butrinti

Theatre (220), Banquet (120)

* Kabinë për përkthim simultant

Shkumbini

Theatre (150), Banquet (80)

FAFA Aqua Palace Resort

Facilitete dhe shërbime

Facilitete standarde të sallave

  • Projektor (me kërkesë)
  • Podium për prezantues
  • Tavolina dhe karrige të konfigurueshme
  • Sistem audio me mikrofonë (kabllor ose wireless)
  • Sistem ndriçimi i personalizueshëm
  • Flipchart & markerë
  • Wi-Fi me shpejtësi të lartë
  • Ajrosje natyrale dhe klimatizim

Shërbime të personalizuara

  • Coffee break-e të dizajnuara sipas orarit
  • Finger food & business lunch
  • Darka koorporative dhe bankete gala
  • Pritje ekskluzive me koktej
  • 3 restorante (All Inclusive, À la carte)
  • Irish Pub me atmosferë të veçantë
  • Damai Spa & wellness center
  • Private Parties dhe Fire Parties në plazh

PSE TË ZGJIDHNI FAFA HOTELS & RESORTS?

Vendodhje fantastike me akses të lehtë
Shërbim i personalizuar dhe përvojë ndërkombëtare
Hapësira të adaptueshme për çdo format
Pajisje teknologjike moderne
Atmosferë relaksuese buzë detit
Paketa fleksibile dhe Parking Privat

Sallat tona

FAFA Palace

FAFA Palace

Vendndodhja perfekte për konferencat dhe aktivitetet tuaja me stafin.

Grand Blue FAFA Resort & Spa

Grand Blue FAFA Resort & Spa

Vendndodhja perfekte për konferencat dhe aktivitetet tuaja me stafin.

FAFA Premium Hotel & Spa

FAFA Premium Hotel & Spa

Vendndodhja perfekte për konferencat dhe aktivitetet tuaja me stafin.

Prenotoni tani eventin tuaj!

NA KONTAKTONI PËR OFERTË TË PERSONALIZUAR

Informacione të përgjithshme

Email: [email protected]

Tel: +355697001353

Menaxher Eventesh

Email: [email protected]

Tel: +355 69 89 27 644 /
+355 69 700 82 55

Adresa: FAFA Hotels & Resorts, Golem, Durrës, Shqipëri

Website: www.fafa.al